Kendall Jenner po i rikthehet ish-it?

Kendall Jenner dhe ish i dashuri Devin Booker kanë rindezur thashethemet për pajtim pasi u panë së bashku gjatë një darke gjatë fundjavës. Supermodelja, u pa duke darkuar me yllin e Phoenix Suns në Miami. Jenner dhe Booker shijuan ushqimin përballë njëri-tjetrit në restorantin luksoz Four Seasons. Modelja e Victoria’s Secret kishte veshur një bluzë […]

shtator 16, 2024 - 22:00
 0  8
Kendall Jenner po i rikthehet ish-it?

Kendall Jenner dhe ish i dashuri Devin Booker kanë rindezur thashethemet për pajtim pasi u panë së bashku gjatë një darke gjatë fundjavës.

Supermodelja, u pa duke darkuar me yllin e Phoenix Suns në Miami.

Jenner dhe Booker shijuan ushqimin përballë njëri-tjetrit në restorantin luksoz Four Seasons. Modelja e Victoria’s Secret kishte veshur një bluzë të thjeshtë të zezë me mëngë të gjata, me syze, ndërsa flokët e saj biondë plotësonin pamjen. Devin kishte veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjata.

Dyshja, kishte lidhjen nga viti 2020 deri në 2022. Ajo më parë ka qenë e lidhur me Bad Bunny në fillim të vitit 2023, por marrëdhënia e tyre u kris në dhjetor.