Keqpërdorime në Ministrinë e Transformimit Digjital? Vihet në lëvizje antikorrupsioni!

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi lëndë për të vlerësuar nëse ka shkelje ligji në procedurën për ndarjen e tenderit në Ministrinë e Transformimit Digjital. LSDM-ja denoncoi ministrin Stefan The post Keqpërdorime në Ministrinë e Transformimit Digjital? Vihet në lëvizje antikorrupsioni! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2025 - 21:00
 0  4
Keqpërdorime në Ministrinë e Transformimit Digjital? Vihet në lëvizje antikorrupsioni!

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi lëndë për të vlerësuar nëse ka shkelje ligji në procedurën për ndarjen e tenderit në Ministrinë e Transformimit Digjital.

LSDM-ja denoncoi ministrin Stefan Andonovski për konflikt interesi, nepotizëm dhe dyshime për korrupsion në lidhje me dy prokurimet publike në vlerë prej 50 mijë euro që i ishin dhënë një kompanie në pronësi të bashkëshortit të sekretarit shtetëror në atë ministri.

Andonovski të hënën në një konferencë për media i hodhi poshtë akuzat e LSDM-së për konflikt interesi, duke shtuar sekretarja shtetërore në ministri nuk merr pjesë në asnjë procedurë të prokurimit publik, në asnjë fazë dhe angazhimi i saj është në operacionet administrative dhe buxhetore të ministrisë, prandaj nuk ka vend për konflikt interesi apo ndikim në procedurë nga ana e saj.

The post Keqpërdorime në Ministrinë e Transformimit Digjital? Vihet në lëvizje antikorrupsioni! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .