Kreditë, aytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro
Qytetarët në Maqedoni u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore. Borxhi më i lartë i qytetarëve shënohet te kreditë shpenzuese, e cila The post Kreditë, aytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qytetarët në Maqedoni u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore.
Borxhi më i lartë i qytetarëve shënohet te kreditë shpenzuese, e cila ka arritur në 2,17 miliardë euro, pastaj vijojnë kreditë për banesa me 1,52 miliardë euro. Kjo ndodh në kohën kur bankat shënojnë fitime rekord.
Në vitin 2024, sektori bankar ka pasur fitim prej 282,2 milionë euro, që është rritje drastike prej 50,3 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pesë bankat më të mëdha kanë realizuar fitim prej 250 milionë euro.
Sakaq, borxhi publik i Maqedonisë së Veriut është rritur dhe tani është 62.4 përqind e BPV, që është për 14 përqind mbi nivelin që ishte para pandemisë, raporton DW.
Maksimilian Paoluçi, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, theksoi se këto janë borxhe nga deficiti i vazhdueshëm fiskal nga pandemia, që mesatarisht është 5 përqind në vjet.
Sipas tij, rregullat e reja fiskale dhe institucionet do të funksionojnë më mirë në vendosjen e financave të shëndosha publike, nëse institucionet e pavarura fiskale vlerësojnë parashikimet makrofiskale të qeverisë dhe veprojnë në përputhje me rregullat.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë për Financa, shteti ka borxh 9.6 miliard euro, apo 5 300 euro për çdo banor. Në vitin 2020, borxhi për çdo qytetar ka qenë 3 500 euro.
Ndryshe, në nivel vjetor, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti dhe kompanitë në pronësi shtetërore e kanë “fryrë” ndjeshëm borxhin e brendshëm, me një rritje prej mbi 217 milionë euro.
Ndërmarrjet publike komunale dhe komunat gjithashtu raportuan rritje të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara. Sipas përllogaritjes së “Portalb”-it, vetëm tre kompani në pronësi shtetërore “gjenerojnë” madje 38% të totalit të borxhit të brendshëm. Flaka Media
The post Kreditë, aytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .