Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski e quan satirë dhe humor

Kryeministri Hristijan Micksoki theksoi sot se BDI po mësohet si parti opozitare dhe shpreh keqardhje që Ahmeti e krahasoi partinë e tij si gomë rezervë. “Prisja më shumë kreativitet, por kjo është ajo që është. I dëshiroj ditë opozitare ku do të reformohen , ta gjejnë identitetin e tyre programor, të reformohen me kuadër, ndoshta […] The post Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski e quan satirë dhe humor appeared first on InfoShqip.com.

tetor 3, 2024 - 18:00
 0  6
Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski e quan satirë dhe humor

Kryeministri Hristijan Micksoki theksoi sot se BDI po mësohet si parti opozitare dhe shpreh keqardhje që Ahmeti e krahasoi partinë e tij si gomë rezervë.

“Prisja më shumë kreativitet, por kjo është ajo që është. I dëshiroj ditë opozitare ku do të reformohen , ta gjejnë identitetin e tyre programor, të reformohen me kuadër, ndoshta në ndonjë cikël zgjedhor do të paraqiten me qasje tjetër nga ajo që pamë në 20 vitet e kaluara, qasje e cila kishte për qëllim që sa më shumë të vidhet”, deklaroi Mickoski.

Kërkesën e Ahmetit për veting, Mickoski e cilësoi si satirë.

“Mendoj se me shkuarjen e BDI-së në opozitë ai lloj i humorit dhe satirës ka përfunduar, por ato ja vazhdojnë edhe më tej, po në rregull, në periudhën që vjen do të dëgjojmë lloje të këtilla të humorit e satirës, ta shohim deri ku do të shkojnë si parti politike”, tha Mickoski.

Sipas tij, protestat e paralajmëruara nga ana e BDI-së janë mjet demokratik dhe është zgjedhje e tyre.

The post Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski e quan satirë dhe humor appeared first on InfoShqip.com.