Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzim penal ndaj deputetit, Cvetkov

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj deputetit të LSDM-së, Borçe Cvetkov, mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare gjatë periudhës 2021-2023, sa ka qenë ushtrues detyre The post Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzim penal ndaj deputetit, Cvetkov appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2024 - 23:00
 0  6
Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzim penal ndaj deputetit, Cvetkov

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj deputetit të LSDM-së, Borçe Cvetkov, mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare gjatë periudhës 2021-2023, sa ka qenë ushtrues detyre drejtor i burgut në Strumicë.

Sipas MPB-së, Cvetkovi i ka urdhëruar gardianët në kundërshtim me ligjin që t’i lëshojnë nga burgu tre të dënuar, ndërsa në librin e evidencave kanë figuruar prezent në qeli. Emrat e të burgosurve tjerë prezent i ka fshirë me korrektor dhe mbi to ka shkruar emrat e personave për të cilët ka dhënë urdhër të dalin dhe kthehen kur të duan.

“Gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 gardianët e burgut i ka urdhëruar dhe i është kërcënuar, jashtë procedurave ligjore që t’i lirojnë nga burgu të dënuarit L.K, GJ.V dhe G.T. Tre të dënuarit kanë shfrytëzuar favore, të cilat nuk u kanë takuar dhe në burg nuk janë paraqitur madje nga një muaj, ndërsa në librin e evidencave, me urdhër të personit të kallëzuar kanë figuruar prezent në burg. Emrat e të burgosurve të tjerë i ka fshirë me korrektor dhe ka shkruar emrat e tre personave të lartpërmendur, ndërsa njëri prej tyre (L.K) gjatë kohës sa ka figuruar në burg, ka qenë edhe jashtë vendit.”, – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. (TVM2)

The post Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzim penal ndaj deputetit, Cvetkov appeared first on Flaka, në çdo lajm... .