Kërkohej me urdhër të gjykatës, arrestohet i dënuari me 12 vite burg për “vrasje”
MPB informon se sot (17.06.2024) në ora 13:45 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup, nga ana e punonjësve policorë, është arrestuar R.J (29) nga fshati Haraçinë, Shkup. Ai është arrestuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh për veprat penale “vrasje” nga […]
MPB informon se sot (17.06.2024) në ora 13:45 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup, nga ana e punonjësve policorë, është arrestuar R.J (29) nga fshati Haraçinë, Shkup.
Ai është arrestuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh për veprat penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 7 dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”.
“Personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.