Kërkoi 13 mijë euro ryshfet, Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi udhëheqësin komunal për urbanizëm
Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur në flagrancë udhëheqësin për urbanizëm në Komunën Mavrovë dhe Rostushë në lidhje me dyshimet e bazuara për marrje ryshfeti deri 13 mijë euro. Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim, transmeton Portalb.mk. “I akuzuari, shef i Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ka kërkuar ryshfet prej […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur në flagrancë udhëheqësin për urbanizëm në Komunën Mavrovë dhe Rostushë në lidhje me dyshimet e bazuara për marrje ryshfeti deri 13 mijë euro. Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim, transmeton Portalb.mk.
“I akuzuari, shef i Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ka kërkuar ryshfet prej 13 mijë euro dhe ka premtuar se do të miratohet një projekt urbanistik për ndërtimin e banesave dhe objekteve akomoduese dhe do të paguhet në disa këste. Më 19 mars 2025, në një objekt hoteliere në Shkup është kapur duke paguar paratë për këstin e parë, pasi janë përpunimin mjeko-ligjor”, raportoi Policia.
I dyshuari 63 vjeçar S.E. akuzohet për “marrje ryshfeti” në bazë neni 357 dhe “marrje shpërblimi ndikim të kundërligjshëm” në bazë të nenit 359 nga Kodi Penal.