RMV, u arrestua pasi gjuajti me armë në drejtim të drejtorit dhe punëtores për punë sociale
Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka kryer hetime në lidhje më problemin e shkaktuar në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale, ku u gjuajt me armë në hapësirat e kësaj zyre, transmeton Portalb.mk. “Në hapësirat e Qendrës ai ka gjuajtur me armë – pistoletë kah i punësuari i cili mbeti i lënduar, por edhe në […]


Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka kryer hetime në lidhje më problemin e shkaktuar në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale, ku u gjuajt me armë në hapësirat e kësaj zyre, transmeton Portalb.mk.
“Në hapësirat e Qendrës ai ka gjuajtur me armë – pistoletë kah i punësuari i cili mbeti i lënduar, por edhe në drejtim të drejtorit i cili nuk është i lënduar”, sqaroi Prokuroria, duke theksuar se i dyshuari paraprakisht kishte ikur nga institucionet për shërim psikologjik.
Raportohet se i dyshuari është arrestuar, pasi edhe para këtij problemi vazhdimisht e kishte kërcënuar viktimën, për çka kishte pasur edhe kallëzim penal. Viktima 38 vjeçare ishte lënduar në stomak.
“Prokurori kujdes publik në PTHP Prilep ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale – Prilep, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe është lënduar një person”, sqaroi Prokuroria.