Këshilli Gjyqësor e zgjodhi Hamzain dhe Azarin për gjykatës në Gjykatën e Apelit

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 504-të zgjodhi Jetmir Hamzain dhe Abdulla Azarin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Gostivar për sferën civile dhe Suzana Milevska, Anita Jovanovska dhe Ljupço Spirovskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Shtip për sferën civile, raporton MIA. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli informoi se pesë […]

Nëntor 7, 2024 - 03:00
 0  10
Këshilli Gjyqësor e zgjodhi Hamzain dhe Azarin për gjykatës në Gjykatën e Apelit
Foto ilustrim, e edituar nga Portalb.mk

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 504-të zgjodhi Jetmir Hamzain dhe Abdulla Azarin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Gostivar për sferën civile dhe Suzana Milevska, Anita Jovanovska dhe Ljupço Spirovskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Shtip për sferën civile, raporton MIA.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli informoi se pesë kandidatët në listën e kandidatëve për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit – Gostivar i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin. I pari në listën e kandidatëve me 72,6 pikë është gjyqtari Jetmir Hamzai nga GJTH – Gostivar, i dyti është gjyqtari Abdullah Azari nga GJTH – Tetovë me 70,5 pikë, i treti është gjyqtari Ilir Iseni nga GJTH – Dibër me 70,49 pikë, e katërta e renditur është Aleksandra Palashevska me 64,2 pikë, e pesta është Jehona Sadiku me 58,9 pikë.

Shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor e morën gjyqtarët Jetmir Hamzai dhe Abdullah Azari – të dy me 13 vota “pro” dhe pesë vota nga anëtarët e bashkësive.

Kryetarja e Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit – Shtip, Tanja Çaçarova-Ilievska tha se në shpallje kanë aplikuar gjashtë persona, prej të cilëve një është refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve. Ndërkohë nga pesë të mbeturit me dokumentacion të rregullt, njëri prej kandidatëve është zgjedhur për gjyqtar në Gjykatën e Apelit – Shtip pas shpalljes tjetër dhe lista përfundimtare e radhitjes përbëhet nga katër kandidatë. Gjyqtarja e parë e renditur është Suzana Milevska nga GJTH – Koçan me 63 pikë, e dyta e renditur është Anita Jordanova nga GJTH – Shtip me 61,06 pikë, e treta është Maja Xhorleva nga GJTH – Shtip me 60,18 pikë dhe i katërti i renditur është Aleksandar Cackov me 54 pikë.