Andonovska: Katër të punësuar nga ZOO-Shkup do të vendosen nën mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre nesër do të testohet për gripin e shpendëve
Nga 15 të punësuarit në Kopshtin Zoologjik-Shkup për të cilët tashmë është kryer anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP) dhe Instituti për Shëndet Publik (ISHP),për katër gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa tek njëri prej tyre, i cili të premten ka shfaqur simptoma […]
Nga 15 të punësuarit në Kopshtin Zoologjik-Shkup për të cilët tashmë është kryer anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP) dhe Instituti për Shëndet Publik (ISHP),për katër gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa tek njëri prej tyre, i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës dhe diarresë do të realizohet testim për prezencë të grupit të shpendëve. Për të 16-in nga lista, i cili ende nuk është kontaktuar, do të bëhen përpjekje që të kontaktohet gjatë ditës së sotme, informoi drejtoresha e ISHP-së Marija Andonovska, njofton Portalb.mk.
“Mbikëqyrja shëndetësore në pajtueshmëri të protokolleve nuk nënkupton karantinë dhe izolim, por përcjellje mjekësore gjatë dy javëve të ardhshme se nëse do të shfaqin çfarëdo lloj simptomash të cilat më tej do të duhet të analizohet se nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve. Ata çdo ditë do të kontaktohen nga epidemiologë nga ISHP dhe do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore”, deklaroi Andonovska.
Epideniologët, siç tha, e kanë informuar se njëri prej katër personave për të cilët është përfunduar anketa epidemiologjike, më 18 tetor ka pasur simptoma me temperaturë dhe diarre të cilët kanë zgjatur një ditë që, siç potencoi, nuk do të thotë se kjo dëshmon se personi ka grip të shpendëve.
“Ai person do të testohet gjatë ditës së nesërme, për shkak se rekomandimet nga ana e epidemiologëve dhe mikrobiologëve janë se pas paraqitjes së simptomave në afat prej pesë ditësh duhet të bëhet testimi”, shpjegoi Andonovska.
Theksoi se nuk ka rrezik për vizitorët të cilët kanë qenë në Kopshtin Zoologjik në qoftë se nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me zogjtë e sëmurë nga gripi i shpendëve.
“Që të transmetohet gripi i shpendëve duhet të ketë kontakt të afërt me kafshën e sëmurë ose ngordhur ose të ketë kontakt të afërt me ndonjërin nga sekretet, jashtëqitja ose të ngjashme nga këto kafshë të sëmura ose të ngordhura. Kjo do të thotë se rreziku është i vogël në qoftë se nuk kanë pasur kontakt të afërt”, potencoi Andonovska.
Konsideron se institucionet kompetente gjatë ditës së djeshme kanë pasur reagim të shpejtë dhe në kohë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore dhe protokollet. Thotë se Laboratoria e ISHP-së është laboratori referente dhe ndërkombëtarisht e akredituar për diagnostikim të influencës ose gripit nga prejardhje humane dhe animale dhe se për momentin ka teste për gripin e shpendëve, por shton se nuk e di se sa do të nevojiten dhe se nëse do të duhet të furnizohen me teste të reja.
ZOO-Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur që para gjashtë ditëve (më 14.10.2024), nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore, gjegjësisht nuk ka denoncuar dyshim të sëmundjes infektuese deri te veterinari kompetent zyrtar, informuan sot nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Me këtë, shtojnë nga atje, udhëheqësia e Kopshtit zoologjiki ka shkelur oligimet ligjore dhe në mënyrë të pavarur da dorëzuar mostër deri te Fakulteti për Mjekësi Veterinare i cili është pranuar për përpunim më 15.10.2024.
Nga Kopshti zoologjik gjatë ditës së djeshme informuan se është mbyllur kopshti për shkak të një bakteri vdekjeprurës. Nga atje potencuan se prej mëngjesit të sotëm pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë kryer masakër mbi zogjtë.
- LEXO: AUV: Edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur që para gjashtë ditëve, ZOO-Shkup nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore
- LEXO: Zoo Shkup reagoi mbi skandalin: Inspektorët e AUV-së kanë kryer masakër ndaj zogjve, duan të dëmtojnë reputacionin tonë
- LEXO: Një muaj nga thirrja publike, Arsovska ende taktizon dhe nuk emëron drejtor të Kopshtit Zoologjik