Këshilli Gjyqësor nisi sërish procedurë përgjegjësie ndaj gjykatësit Pajazit Pajaziti

Këshilli Gjyqësor në seancën e kaluar ka marrë vendim për procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti, iniciativë që i referohet vendimeve të gjyqtarit lidhur me burgimin e ish-ushtarit të UÇK-së, mëson jozyrtarisht Alsat M. Iniciativa e parë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajaziti u refuzua nga këshilli për mungesë provash të […]

Nëntor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Këshilli Gjyqësor nisi sërish procedurë përgjegjësie ndaj gjykatësit Pajazit Pajaziti
Foto nga seanca e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit, 04.05.2023. Foto: Portalb.mk

Këshilli Gjyqësor në seancën e kaluar ka marrë vendim për procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti, iniciativë që i referohet vendimeve të gjyqtarit lidhur me burgimin e ish-ushtarit të UÇK-së, mëson jozyrtarisht Alsat M.

Iniciativa e parë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajaziti u refuzua nga këshilli për mungesë provash të mjaftueshme. Vendimi është marrë në seancë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi. Çështja e ekstradimit të tij u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup më 31 korrik. Sveçlj tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, duke akuzuar Serbinë se tenton të prishë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ramadani, sipas mediave kosovare, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.