Për shkak të radhëve të gjata, vauçerët për inverterë do të mund të merren edhe nesër në sallat në Shkup dhe Manastir

Për shkak të turmave të mëdha për marrjen e vauçerëve për inverter, afati është shtyrë për ditën e nesërme. Në sallat e sportit në Shkup dhe Manastir, vauçerët do të jenë të disponueshëm nesër nga ora 9 deri në 17:00. Ky afat nuk vlen për pikat në qytete të tjera, transmeton Portalb.mk. Sot para sallës […]

Nëntor 7, 2024 - 16:00
 0  5
Për shkak të radhëve të gjata, vauçerët për inverterë do të mund të merren edhe nesër në sallat në Shkup dhe Manastir
inverter, klima

Për shkak të turmave të mëdha për marrjen e vauçerëve për inverter, afati është shtyrë për ditën e nesërme. Në sallat e sportit në Shkup dhe Manastir, vauçerët do të jenë të disponueshëm nesër nga ora 9 deri në 17:00. Ky afat nuk vlen për pikat në qytete të tjera, transmeton Portalb.mk.

Sot para sallës “Boris Trajkovski” qytetarët presin me orë të tëra për të marrë një vauçer.

Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, sot në një konferencë për media tha se vaiçerët nuk dërgohen me postë, sepse në këtë mënyrë procedura do të kryhet më shpejt.

“Qytetarët duhet të nënshkruajnë edhe një kontratë, nëse do të dërgoheshin me postë, do të duhej më shumë kohë për t’i kthyer kontratat e nënshkruara. Qytetarët nuk duhet të presin me orë të tëra, deri në fund të muajit mund t’i marrin në Ministri”, tha Bozhinovska.

Vauçerët duhet të përdoren deri më 30 nëntor. Pas këtij afati, ato nuk janë të vlefshme.

Qytetarët kanë aplikuar për vauçerë në muajin shkurt dhe po i marrin tani. Për këtë projekt Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së ka siguruar 4,1 milionë euro, ose para ka për 6.182 vauçerë. Thirrja ka pranuar gjithsej 18.805 aplikime pas dy thirrjeve publike. Aplikim në  shpalljen që nuk është për konsumatorët në nevojë kanë paraqitur 14.500 aplikantë, ndërsa për shpalljen për konsumatorët vulnerabël 4.305 aplikantë.

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së vauçerëve-kupon për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen vauçerë prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person beqar, 30.000 denarë për amvisëri) me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë parashihet kupon prej 30.000 denarë, ndërsa për amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë – 45.000 denarë. Gjithashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet e tjera nga 23.000 denarë.