Këtë javë mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit në Bruksel
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i parë i Përbashkët në lidhje me të pagjeturit. Në një postim në Facebook, Lajçaku ndër të tjera ritheksoi se gjatë misionit të tij në Amerikë, me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe


Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i parë i Përbashkët në lidhje me të pagjeturit.
Në një postim në Facebook, Lajçaku ndër të tjera ritheksoi se gjatë misionit të tij në Amerikë, me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe me zëvendëssekryetarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanofin, diskutuan rreth dialogut.
“Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar Lajçaku.
“Në Uashington, D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, u shpreh më tutje emisari.
Marrëveshje për çështjen e të pagjeturve është arritur gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.