Sallahu thotë se iu “keqinterpretua” statusi për Limajn, pretendon se ishte i natyrës “juridike”
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, Blerim Sallahu, doli me një “sqarim” pasi paraprakisht, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i doli në mbrojtje kreut të Nismas, Fatmir Limaj, në dritën e gatishmërisë së këtij të fundit për një koalicion të mundshëm me partinë fituese të zgjedhjeve. Sipas


Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, Blerim Sallahu, doli me një “sqarim” pasi paraprakisht, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i doli në mbrojtje kreut të Nismas, Fatmir Limaj, në dritën e gatishmërisë së këtij të fundit për një koalicion të mundshëm me partinë fituese të zgjedhjeve.
Sipas tij, statusi paraprak ishte i natyrës “juridike” dhe “kurrsesi politike.”
Madje, Sallahu e lexoi si “keqinterpretim të qëllimshëm” nga mediat postimin e tij paraprak ku tha se “Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.”