Kica-Xhelili, për rezervat shtetërore: Është një prej skandaleve më të mëdha të qeverisë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore, është i pasaktë. “Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo

tetor 16, 2024 - 04:00
 0  7
Kica-Xhelili, për rezervat shtetërore: Është një prej skandaleve më të mëdha të qeverisë
kica-xhelili,-per-rezervat-shteterore:-eshte-nje-prej-skandaleve-me-te-medha-te-qeverise

kica-xhelili,-per-rezervat-shteterore:-eshte-nje-prej-skandaleve-me-te-medha-te-qeverise

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore, është i pasaktë.

Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale. E për ata që kuptojnë veç pak nga procedura penale, e dinë që kjo nuk ka lidhje me aktgjykimin për kryerjen e veprës penale” u shpreh Kica-Xhelili.

Sipas saj, pavarësisht se si përfundon ky rast, lajmet duhet të jenë të sakta.

Kica-Xhelili thotë se ky nuk është një rast dosido, por “njëri prej skandaleve më të mëdha të qeverisë”.

Ky është postimi i plotë i Kica-Xhelilit:

Për hir të sqarimit:

Po shoh që disa medie po raportojnë gabimisht që Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit të qeverisë me rezervat shtetërore.

Kjo është e PASAKTË!

Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale. E për ata që kuptojnë veç pak nga procedura penale, e dijnë që kjo nuk ka lidhje me aktgjykimin për kryerjen e veprës penale.

Pavarësisht si përfundon ky rast, lajmet duhet të jenë të sakta sepse nuk kemi të bëjmë me një rast dosido, por me njërin prej SKANDALEVE më të mëdha të qeverisë.