Kica-Xhelili: Vdekja e ushtarit si ndërtimtar – qeverisë asgjë nuk do t’ia mbulojë turpin e dështimeve fatale
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo tha se për shkak të pagës së ulët ushtari tashmë i ndjerë ishte detyruar të bënte edhe punën e dytë në ndërtimtari duke vdekur në vendpunishte. Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, deputetja
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo tha se për shkak të pagës së ulët ushtari tashmë i ndjerë ishte detyruar të bënte edhe punën e dytë në ndërtimtari duke vdekur në vendpunishte.
Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, deputetja Kica-Xhelili i vuri theks edhe dështimit të sigurisë në vendin e punës e pagave të tmerrshme të ndërtimtarëve.
Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË”, shprehet ajo.
Reagimi i saj i plotë:
VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR
Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet!
Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë.
Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.
Realiteti: KOSOVA, SOT
Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË.
Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR.
KOHA I VJEN SECILIT.
#bëhundryshimi
#lumir2025