Kim Mehmeti: VLEN’i – dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE-së
Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj akuzave të VLEN-it drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut. “Autori i këtij The post Kim Mehmeti: VLEN’i – dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj akuzave të VLEN-it drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut.
“Autori i këtij teksti ia ka numëruar kryetarit të BDI’së të gjitha mëkatet e bëra gjatë pjesëmarrjes nëpër qeveritë maqedonase. Madje ai nuk e përjashton mundësinë të ketë mëkatuar edhe më shumë se aq. Por megjithatë, para se të akuzojnë cilindo si bashkëpunëtor të Serbisë, këta ‘sektashët’ e VLEN’it do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes si ia dalin t’i zbulojnë dhe t’i luftojnë bashkëpunëtorët sekret shqiptarë të Serbisë, e ndërkohë të mos i shohin ata me të cilët bashkë qeverisin, siç është Zëvendës Kryeministri serb, i cili as që e fsheh antishqiptarinë dhe bashkëpunimin me Vuçiqin?!” – thekson Mehmeti.
Sipas tij, qëndrimet e VLEN-it zbulojnë diçka më të thellë: “Sunduesi maqedonas jo vetëm që ua ka lejuar, por edhe i ka nxitur të merren me ‘tradhtarët‘ shqiptarë, mirëpo pa guxuar të merren me shovenët antishqiptarë maqedonas. Pra politikanët tanë janë nxitur e janë stimuluar të jeni sa më të egër në betejën ‘shqiptari kundër shqiptarëve’, por të mbeten të pa gojë dhe të strukur në luftën kundër antishqiptarisë maqedonase!”
Mehmeti kritikon edhe retorikën e Alternativës, duke paralajmëruar rrezik të përçarjes së shqiptarëve mbi baza fetare: “Keni kujdes ndaj deklaratave të kryetarëve të paparti si ajo e atij të ‘Alternativës’ se zgjedhjet në Çair do jenë si lufta e Bedrit – domethënë, të përgjakura si ajo e besimtarëve kundër jobesimtarëve – sepse nuk janë klithma të momentit të ndonjë të frustruari, por nxitje e paramenduar që jo vetëm etnikisht, por shqiptarët e këtushëm të konfrontohen edhe fetarisht.”
Ai nuk kursehet as ndaj VLEN-it: “Mbetet e vërteta se VLEN’i të lë përshtypje se shkon drejtë çmendurisë së paparë gjer më tani: që të bëhet dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE’së!”
Në fund, Mehmeti ia lë përgjegjësinë Albin Kurtit: “Dhe këtë çmenduri mund ta ndalojë vetëm ai pa të cilin ata nuk do mund të bëheshin as drejtorë kooperativash bujqësore e jo më deputet e ministra – Kryeministri në detyrë i Kosovës. Nëse nuk e ndalë këtë perversitet të cilin e ndihmoi, atëherë ai do mbahet mend si njeri të cilin shqiptarët e Maqedonisë e donin dhe i besonin, por ai këtë e keqpërdori: erdhi, i përçau dhe u tërhoq!” Flaka
The post Kim Mehmeti: VLEN’i – dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
