Kitanoviqi fshiu postimin për Mlladiqin dhe kërkon falje
Pas reagimeve te shumta ndaj glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, e ka fshirë postimin e diskutueshëm nga rrjetet sociale dhe ka ...
Pas reagimeve te shumta ndaj glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, e ka fshirë postimin e diskutueshëm nga rrjetet sociale dhe ka kërkuar falje.
Nje gje e tille eshte bere e ditur nga Qeveria duke theksuar se çështja është ngritur në nivel ministrash.
Reagimet e ashpra kanë bërë që Kitanoviq, sot të dal me një deklarate, duke thënë se i kërkon falje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrave që, sipas tij, janë përfshirë në një përplasje politike për shkak të këtij rasti. Ai shprehet i gatshëm të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, por mohon se ka pasur ndonjëherë qëllim të ofendojë apo poshtërojë ndonjë popull, fe apo komunitet etnik.
Postimi i tij kishte përmbajtur një fotografi ku Ratko Mlladiq paraqitej së bashku me figura të historisë serbe, mes tyre edhe Drazha Mihajlloviq, me mbishkrimin „Gjeneralët e ushtrisë qiellore“.
„Jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi për çdo fjalë timen. Por nuk do të mbaj përgjegjësi për manipulimet e të tjerëve me fjalët e mia. Nuk do të pranoj që tërheqja e postimit tim të shndërrohet në pranim të diçkaje që nuk e kam bërë“, ka shkruar Kitanoviq.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.