Komandanti i FSK-së takohet me homologun nga Shqipëria, takimi rikonfirmon bashkëpunimin e forcave Kosovë-Shqipëri
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj. Të dy gjeneralët gjatë takimit, kanë rikonfirmuar bashkëpunimin ndërmjet forcave, si dhe u pajtuan për ngritjen e bashkëpunimit. “Gjeneral Jashari, e falënderoi për mbështetjen
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj.
Të dy gjeneralët gjatë takimit, kanë rikonfirmuar bashkëpunimin ndërmjet forcave, si dhe u pajtuan për ngritjen e bashkëpunimit.
“Gjeneral Jashari, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë duke dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër Gjeneral Pulaj falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që personeli i FARSH dhe ai i FSK-së kanë realizuar së bashku në trajnime dhe shkollime të ndryshme. Në fund të dy Gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FSK-së për këtë takim.