Koment / Deri sa Bujar Osmanin po e përkrahin ish politikanë të pensionuar evropianë, Izet Mexhiti betonon raportet me faktorin ndërkombëtar
Shkup, 16 shtator – Deri sa Bujar Osmani po mer përkrahje nga politikanë të pensionuar evropianë, Izet Mexhiti po betonon raportet me faktorët që aktualisht janë vendimmarrës në nivel ndërkombëtar,… The post Koment / Deri sa Bujar Osmanin po e përkrahin ish politikanë të pensionuar evropianë, Izet Mexhiti betonon raportet me faktorin ndërkombëtar first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Deri sa Bujar Osmani po mer përkrahje nga politikanë të pensionuar evropianë, Izet Mexhiti po betonon raportet me faktorët që aktualisht janë vendimmarrës në nivel ndërkombëtar, shkruan Zhurnal.mk.
Nuk do të hyjmë në detaje rreth asaj nëse përkrahja e politikanëve të pensionuar evropianë për Bujar Osmanin kompensohet (paguhet) në ndonjë formë, ose jo.
Respekt për punën e tyre që kanë bë deri sa kanë mbajtur poste të larta në vendet e tyre, ose në nivel më të lartë.
Por koha e tyre në vendimmarrje ka kaluar dhe tani me plotë të drejtë mund të përkrahin ndonjë politikan në vendet e ndryshme dhe për këtë të marrin ndonjë kompensim, si formë lobimi.
Por qytetarët në Çair nuk përfitojnë asgjë nga kjo, sepse tani janë krejtësisht figura tjera që udhëheqin politikën ndërkombëtare, si në Evropë, poashtu edhe në Amerikë, e gjetiu.
E kur jemi këtu, situata është plotësisht në favor të Izet Mexhitit.
Afërsia e tij me faktorët që përcaktojnë politikën aktuale ndërkombëtare është e ditë për ditshme dhe e vazhdueshme.
Me të drejtë e vërejnë gazetarët dhe analistët vendorë se takimi i fundit publik dhe fotografimi i Ali Ahmetit me ambasadoren Angela Agelerin ka ndodhur para tre viteve.
Opinioni e ka vërejtur shumë mirë se si BDI është zhdukur nga “radari” i SHBA-së dhe është përjashtuar nga aleati i dikurshëm i afërt, për tre vjet të tëra. (Rastësisht ose jo, kjo përputhet pak a shumë edhe me takimin e Bujar Osmanit me Llavrovin e Putinit).
Ahmeti dhe BDI pa sukses po mundohen që këtë distancim të SHBA-ve prej tyre ta kamuflojnë në forma të ndryshme. Kjo u vërejt edhe me rastin e protestës në Hagë, ku Ali Ahmeti falënderoi Amerikën për përkrahjen ndaj UÇK-së. Megjithatë gjërat janë të qarta. SHBA ka qenë përkrah shqiptarëve në kohërat më të vështira, por sot nuk është përkrah BDI-së, e madje ekzistojnë mendime dhe bindje se (Amerika) po angazhohet për shfuqizimin e tyre si subjekt.
Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë vështirë ta pranojnë këtë realitet dhe në vazhdimësi refuzojnë të pranojnë mesazhe kaq të dukshme nga SHBA-të për largimin nga pozicioni udhëheqës i BDI-së, se koha e tij ka mbaruar, kështu që me “falimenderit” bën një “tubim” parazgjedhor në FB dhe pamjen se dikush tjetër po e luan dhe është faktor para amerikanëve.
Deri sa BDI po mundohet me marifete të krijon bindje se ende është e afërt me “miqtë ndërkombëtarë”, realiteti tregon se ata e kanë lënë zvarrë.
Kurse, gjatë kësaj kohe, Izet Mexhiti u bë zëvendëskryeministër, ministër dhe tani është kandidat për kryetar komune në Çair.
Takimet e tij me ndërkombëtarët janë të ditëpërditshme siç ishte edhe takimi me ambasadoren Angela Ageler para tre ditëve.
Edhe pse ishte një takim për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, me ekspertë dhe profesorë nga SHBA-të, elektorati shqiptar e kuptoi se kush është ende nën “ombrellën” e SHBA-së dhe kush jo.
Në nanënthetër si duket veçse janë “pjekur” kushtet për të shpallur emra të rinj në “listat e zeza”. Keq për BDI, keq për shqiptarët, sepse nuk na nevojitet opozitë e cila është në shënjestër të faktorit ndërkombëtar. Prandaj nevoja për reforma në kampin opozitar duket se është imediate. Sa më shpejtë, aq më mirë!
Ende nuk kemi parë asgjë, shumëçka do të shohim pas 19 tetorit. Ose ndoshta edhe më herët. Mbani kurreshtjen!
The post Koment / Deri sa Bujar Osmanin po e përkrahin ish politikanë të pensionuar evropianë, Izet Mexhiti betonon raportet me faktorin ndërkombëtar first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
