Komuniteti Europian në Budapest, Rama takon Erdogan dhe Mitsotakis

Ndërkohë që para nisjes së takimit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim informal së bashku me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministrin grek Qirjakos Mitsotaqis dhe presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides. Kryeministri Edi Rama ka postuar foton nga takimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si foto e ditës. Ndërsa mediat […]

Nëntor 7, 2024 - 22:00
 0  6
Komuniteti Europian në Budapest, Rama takon Erdogan dhe Mitsotakis

Ndërkohë që para nisjes së takimit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim informal së bashku me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministrin grek Qirjakos Mitsotaqis dhe presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foton nga takimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si foto e ditës.

Ndërsa mediat greke shkruajnë se mes katër liderëve në këtë takim të shkurtër jozyrtar u shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Ky është edhe takimi i parë i kryeministrit Edi Rama me homologun grek pas përplasjeve që pati Athina zyrtare me Tiranën për çështjen e dënimit dhe burgojes së Fredi Belerit për shkak të korrupsionit në blerje të votave në bashkinë e Himarës, në zgjedhjet lokale një vit më parë.

Sakaq Rama pati takime dhe me shefin e ri të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin holandez Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Tv Klan