Tension dhe flakë në Kuvend, Salianji letër nga burgu: Agresorët po shfaqen si viktima!

Dita e sotme parlamentare në Kuvend është shoqëruar me tension  nga ana e deputetëve opozitarë. Deputetët demokratë vijuan aksionin opozitar, në ambientet e jashtme të Parlamentit, duke u përplasur fizikisht me gardistët dhe duke tentuar ndalimin me forcë fizike të hyrjes së kolegëve socialistë në sallën e seancave plenare. Për këtë situatë, ka ardhur një […]

tetor 3, 2024 - 21:00
 0  9
Tension dhe flakë në Kuvend, Salianji letër nga burgu: Agresorët po shfaqen si viktima!

Dita e sotme parlamentare në Kuvend është shoqëruar me tension  nga ana e deputetëve opozitarë.

Deputetët demokratë vijuan aksionin opozitar, në ambientet e jashtme të Parlamentit, duke u përplasur fizikisht me gardistët dhe duke tentuar ndalimin me forcë fizike të hyrjes së kolegëve socialistë në sallën e seancave plenare.

Për këtë situatë, ka ardhur një reagim nga Ervin Salianji.

Përmes një letre, dërguar avokatit të tij, Salianji shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima është hipokrizi neveritëse. Ai shton gjithashtu se krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Letra e Ervin Salianjit:

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

#7 Tetor