Konkurs për organizim të brendshëm në MPB, sa rrezikohen pozitat udhëheqëse për shqiptarët?

Në prag të konkursit për organizim të brendshëm në MPB mbetet të shihet se çfarë kriteresh do të kërkohen për pozitat udhëheqëse që do të jenë pjesë e riorganizimit të brendshëm të strukturave policore. Në mënyrë drastike do të ulet numri i strukturave udhëheqëse ndërsa rreziku më i madh qëndron në atë se mund të […]

Prill 21, 2026 - 16:00
Konkurs për organizim të brendshëm në MPB, sa rrezikohen pozitat udhëheqëse për shqiptarët?

Në prag të konkursit për organizim të brendshëm në MPB mbetet të shihet se çfarë kriteresh do të kërkohen për pozitat udhëheqëse që do të jenë pjesë e riorganizimit të brendshëm të strukturave policore. Në mënyrë drastike do të ulet numri i strukturave udhëheqëse ndërsa rreziku më i madh qëndron në atë se mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në përfaqësimin e drejtë.
Në prag të sistematizimit, respektivisht ri organizimit të strukturave drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbetet ende e paqartë nëse do të preket përfaqësimi i drejtë etnik. Struktura drejtuese do të jetë për rreth 38% më e vogël kurse pozitat që mbesin do të kenë përgjegjësi të definuara konkrete

Për dilemat rreth përfaqësimit Alsat kërkoi sqarim nga zv.ministri i brendshëm Astrit Iseni për atë nëse rrezikohet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në postet udhëheqëse por i njëjti nuk dha asnjë sqarim për arsye shëndetësore.

Javë më parë Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski theksoi se pozitat nuk janë të rezervuara për përkatësi të caktuara etnike por për profesionistë të të gjitha etnive.

Secili që i plotëson kushtet, ka arsim, përvojë, aftësi të fituara paraprakisht në MPB, do të mund të aplikojë dhe të zgjidhet, pati deklaruar javë më parë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.

Sistematizimi i ri prek disa nga sektorët kyç strategjik të ministrisë në nivel qendror duke ndryshuar radhitjen e tyre në organo gramë ose duke u krijuar sektorë me emër krejtësisht të ri. Disa ndryshime ka edhe në organizimin e Sektorëve për Punë të Brendshme por edhe të Departamenteve për Punë të Brendshme ose stacioneve policore lokale. Megjithatë, SPB-të si numër mbesin ato që janë aktualisht, dhe nuk ka shuarje ose degradim në organo gramë të asnjërës Njësi ose Departament për Punë të Brendshme. /Alsat.mk