Kori Siparantum i Kosovës, fitues i dyfishtë në Spanjë
Kori Siparantum në garat botërore të koreve “Sing for gold” në Spanjë ka marrë ‘Medalje të Artë’. “Edhe dy çmime për Kosovën. Medalje e Artë (Golden Medal) dhe Çmimi special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë, në Sing for Gold – The Ëorld Choral Cup, Barcelona, 2024”, njofton Kori “Siparantum” .
Kori Siparantum në garat botërore të koreve “Sing for gold” në Spanjë ka marrë ‘Medalje të Artë’.
“Edhe dy çmime për Kosovën. Medalje e Artë (Golden Medal) dhe Çmimi special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë, në Sing for Gold – The Ëorld Choral Cup, Barcelona, 2024”, njofton Kori “Siparantum” .
Kori ka përfaqësuar Kosovën në Kupën Botërore të Koreve, garë që po mbahet në Spanjë, e që do të vazhdojë deri më 29 tetor.
Grupi i cili përfaqëson shtetin tonë është në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
I njëjti performoi edhe në koncertin “Midnight Sounds” në Esglesia de Santa Maria i Sant Nicolau, Calella, e që kjo performancë u vlerësua lart nga publiku.
Vlen të ceket se Kupa Botërore e Koreve ka filluar nga data 23 tetor. /telegrafi