Korridori, Sofja propozon ndërtimin e tunelit
Bullgaria propozon një projekt-marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit kufitar hekurudhor nga Korridori 8 dhe, sipas BGNES, janë të gatshme të fillojnë negociatat për tekstet e propozuara sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç raportojnë mediat në Sofje, qeveria bullgare i ka dërguar Maqedonisë një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe […]

Bullgaria propozon një projekt-marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit kufitar hekurudhor nga Korridori 8 dhe, sipas BGNES, janë të gatshme të fillojnë negociatat për tekstet e propozuara sa më shpejt që të jetë e mundur.
Siç raportojnë mediat në Sofje, qeveria bullgare i ka dërguar Maqedonisë një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dyja vendet, si element kyç i Korridorit 8, njoftoi Ministria e Transporteve për BGNES. Pritjet e Sofjes janë që me nënshkrimin e dokumentit të përgatitur nga Ministria e Transportit, të bien dakord për çështje teknike, financiare, ligjore dhe organizative në lidhje me ndërtimin e tunelit, të cilat duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian dhe ligjeve të të dyja vendeve.
Është planifikuar që drejtuesit e hekurudhave të dy vendeve të krijojnë grupe të përbashkëta pune për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për procedurat e tenderit dhe, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, të dërgojnë një plan të përbashkët për zbatimin e ndërtimit në Komisionin Evropian.