Kosova ‘fluturon’ në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë në histori për Dardanët

Kombëtarja e Kosovës ka pasur një muaj shtator shumë të mirë, sidomos pas ndeshjes me Suedinë ku triumfuan 2-0. Pas humbjes në ndeshjen e parë 4-0 nga Zvicra, Dardanët u kundërpërgjigjën në fushë duke mposhtur Suedinë me një lojë bindëse. E falë asaj fitore gjasat për një kualifikim në Kupën e Botës janë ende gjallë […]

shtator 18, 2025 - 12:30
 0
Kosova ‘fluturon’ në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë në histori për Dardanët

Kombëtarja e Kosovës ka pasur një muaj shtator shumë të mirë, sidomos pas ndeshjes me Suedinë ku triumfuan 2-0.

Pas humbjes në ndeshjen e parë 4-0 nga Zvicra, Dardanët u kundërpërgjigjën në fushë duke mposhtur Suedinë me një lojë bindëse.

E falë asaj fitore gjasat për një kualifikim në Kupën e Botës janë ende gjallë dhe tanimë të gjithë ëndërrojnë për këtë sukses.

Fitorja ka bërë që Dardanët të ngritën edhe në ranglistën e FIFA-s për katër pozita.

Kësisoj Kosova nga pozita e 95-të tani ndodhet në të 91-të, pozita më e lartë në histori të Dardanëve që nga viti 2016.

Ngritje ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë pas fitoreve në muajin shtator ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë nga 1-0.

Kuqezinjtë nga pozita e 68-të tanimë janë në pozitën e 66-të në ranglistën e FIFA-s.