Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Zvicër në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davoz. Kryesuesja e EFTA-s, Cecilia Malmstrom tha se sot po shënojmë një hap të rëndësishëm në partneritetin midis
Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Zvicër në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davoz.
“Prania juaj është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit të përbashkët për ndërtimin e raporteve më të afërta ekonomike. Kjo ceremoni e nënshkrimit tregon ambiciet e përbashkëta të shteteve tona për të krijuar mundësi domethënëse që janë në dobi të biznesve, punëtorëve dhe komuniteteve të të dyja vendeve”, tha kryesuesja Cecilia Malmstrom.
E kryeministri, Albin Kurti ka thënë se këtu shënohet një kapitull i ri i përforocimit të raporteve ekonomike dhe avancimit të marrëdhënieve tregtare midis Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha shtetet anëtare të EFTA-s për bashkëpunimim e afërt gjatë procesit të negocimit. Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja, duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s”, ka theksuar Kurti.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke i mundësuar Kosovës që të konkurrojë në një shkallë të gjerë.
“Kosova ka arritur progres impresiv në katër vitet e fundit, me një rritje konsistente ekonomike. Edhe pse rajoni ynë ka pasur kriza demokratike, Kosova qëndron si një prej vende më demokratike në 6-shen e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Kurti.
Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) përfshin Norvegjinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën. /Telegrafi/