Kostovski: Anëtarë të zhgënjyer nga ZNAM po rikthehen në LSDM
Shkup, 9 maj 2025 – Sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski, deklaroi se një numër në rritje i anëtarëve të zhgënjyer nga Lëvizja “ZNAM” po rikthehen në radhët e Lidhjes The post Kostovski: Anëtarë të zhgënjyer nga ZNAM po rikthehen në LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shkup, 9 maj 2025 – Sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski, deklaroi se një numër në rritje i anëtarëve të zhgënjyer nga Lëvizja “ZNAM” po rikthehen në radhët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin “DailyClick” në TV21.
“Me dëshmi të qarta se reformat në LSDM janë në një nivel të lakmueshëm, mund të konfirmoj me argumente se një numër i madh i njerëzve, anëtarë të ‘Znam’, po rikthehen në LSDM,” tha Kostovski.
Ai theksoi se aktualisht bëhet fjalë për tri familje nga Kumanova, të cilat ishin më parë pjesë e LSDM-së dhe që, pas një periudhe angazhimi në “ZNAM”, kanë vendosur të rikthehen në organizatën komunale të LSDM-së.
“Ky është një trend që me siguri do të vazhdojë në të gjithë Maqedoninë. Jemi në kontakt me shumë njerëz të zhgënjyer që vetë kërkojnë të rikthehen,” shtoi Kostovski.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet politike mes partive janë shtuar dhe përplasjet ndërmjet LSDM-së dhe “ZNAM” janë bërë gjithnjë e më të dukshme, veçanërisht pas akuzave të ndërsjella për korrupsion dhe bashkëpunim politik me parti rivale.
The post Kostovski: Anëtarë të zhgënjyer nga ZNAM po rikthehen në LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .