Rritje e qartë e çmimeve Industriale – Energjetika dhe Minierat Kryesojnë
Shkup, 9 maj 2025 – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, si në tregjet vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare, bëri The post Rritje e qartë e çmimeve Industriale – Energjetika dhe Minierat Kryesojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shkup, 9 maj 2025 – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, si në tregjet vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars të vitit 2025, çmimet u rritën me 0.4% krahasuar me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me marsin e vitit të kaluar u shënuar një rritje vjetore prej 7%.
Në tregjet ndërkombëtare, rritja mujore ishte 0.5%, ndërsa ajo vjetore arriti 7.3%, tregojnë statistikat e ESHS-së.
Ndryshimet sipas sektorëve:
- Rënie e çmimeve u regjistrua në sektorin e:
- Minierave dhe Guroreve: -0.1%
- Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim: -0.2%
- Rritje është regjistruar në:
- Industrinë përpunuese: +0.4%
- Në sektorin e furnizimit me ujë, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit nuk ka ndryshime.
Rritje vjetore (krahasuar me marsin 2024):
- Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim: +19.1%
- Minierat dhe guroret: +12.8%
- Industria përpunuese: +6.2%
- Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave: +4.8%
Ekspertët theksojnë se faktorë të shumtë ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të prodhimit kanë ndikuar në këtë trend të çmimeve.
The post Rritje e qartë e çmimeve Industriale – Energjetika dhe Minierat Kryesojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .