LSDM: Kemi dëshmi për korrupsion prej 350 mijë eurosh nga Maksim Dimitrievski

Flaka – Kumanovë, 9 maj 2025 – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dalë me akuza të forta ndaj kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke pretenduar se ka prova The post LSDM: Kemi dëshmi për korrupsion prej 350 mijë eurosh nga Maksim Dimitrievski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 20:00
 0  6
LSDM: Kemi dëshmi për korrupsion prej 350 mijë eurosh nga Maksim Dimitrievski

Flaka – Kumanovë, 9 maj 2025 – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dalë me akuza të forta ndaj kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke pretenduar se ka prova për një skandal korrupsioni në vlerë prej 350 mijë eurosh, të organizuar në bashkëpunim me kumbarin dhe partnerin e tij të biznesit, Dragan Mitevski.

Në një konferencë për shtyp, koordinatori i grupit këshillues të LSDM-së në Kumanovë, Aleksandar Jovanovski, publikoi dokumente të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Mitevski bleu një parcelë nga Dimitrievski dhe familja e tij për 250 mijë euro, për ta rishitur më pas kompanisë Lidl për 600 mijë euro, duke përfituar 350 mijë euro me “zero investim”.

“Pastaj, Dragan Mitevski autorizoi kompaninë ‘Lidl’ që të nisë procedurat për ndryshimin e Planit Detaj Urbanistik (PDU) në Komunën e Kumanovës, ku vendimmarrës është pikërisht kumbari i tij, kryetari Dimitrievski,” tha Jovanovski.

Sipas LSDM-së, gjatë votimit të parë për amendamentin e DUP-it, mori pjesë edhe Darko Mitevski, vëllai i Draganit dhe njëherësh koordinator i grupit këshillues të ZNAM-it, duke përforcuar dyshimet për konflikt interesi. Megjithëse vendimi u rrëzua në atë seancë, më pas Dimitrievski arriti marrëveshje me këshilltarët e BDI-së, të cilët votuan për miratimin e ndryshimeve.

Jovanovski ngriti edhe dyshime për një marrëveshje të dytë, të fshehur, sipas së cilës Mitevski është i detyruar të realizojë ndryshimin e PDU-së brenda dy viteve, për të mundësuar përdorimin e shumës së plotë të shitjes. Sipas tij, 420 mijë eurot janë të bllokuara në një llogari dhe mund të përdoren vetëm pas përfundimit të ndryshimeve ligjore.

“Kërkojmë veprim urgjent nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky është një rast i pastër korrupsioni dhe duhet të hetohet menjëherë,” theksoi Jovanovski.

LSDM akuzon Dimitrievskin se ka mashtruar qytetarët me retorikën e tij anti-korrupsion dhe kundër BDI-së, ndërkohë që, sipas tyre, po vepron ndryshe në prapaskenë.

The post LSDM: Kemi dëshmi për korrupsion prej 350 mijë eurosh nga Maksim Dimitrievski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .