Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë dëshirë për integrime evropiane dhe kërkojnë arsyetim pse nuk mund të ndodhë. Kështu i komentoi eurodeputeti nga EPP/GERB, Andrej Kovaçev, provokimet e The post Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 19, 2024 - 22:00
 0  5
Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë dëshirë për integrime evropiane dhe kërkojnë arsyetim pse nuk mund të ndodhë. Kështu i komentoi eurodeputeti nga EPP/GERB, Andrej Kovaçev, provokimet e RMV-së ndaj Bullgarisë në ditët e fundit theksojnë nga “BNT” e Bullgarisë.

Është e qartë se lidershipi aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Ata kërkojnë një justifikim në publikun e tyre pse kjo nuk mund të ndodhë, dhe arsyetimi është sigurisht shpifja ndaj Bullgarisë”, komentoi ai.

Kovaçev është i vendosur se Bullgaria nuk ka shkaktuar provokime të tilla:

“Përkundrazi, ne sillemi në mënyrë shumë të civilizuar, evropiane, e duam fqinjësinë e mirë.

Bullgaria duhet të respektojë frymën evropiane dhe të presë që kandidatët e huaj të përmbushin detyrimet e tyre”, theksoi Kovaçev i pyetur nëse vendi i tij duhet të forcojë politikën e saj në raport me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të insistojmë në zbatimin e tyre dhe të kërkojmë nga partnerët tanë, por edhe nga SHBA-ja, që këtë ta përsërisin disa herë para Shkupit”, tha eurodeputeti./Telegrafi/

The post Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .