”Amerika nuk i beson’, Ymeri: Kurti është njeriu më i gabuar për kryeministër

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, duke e quajtur atë “njeriun më të gabuar” për kryeministër të ardhshëm në situatën aktuale. Ymeri ka theksuar se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë që Kurti të bëhet kryeministër në të ardhmen, aktualisht ai konsiderohet si më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. “Kurti është njeriu

Mars 6, 2025 - 02:00
 0  5
”Amerika nuk i beson’, Ymeri: Kurti është njeriu më i gabuar për kryeministër
”amerika-nuk-i-beson’,-ymeri:-kurti-eshte-njeriu-me-i-gabuar-per-kryeminister

”amerika-nuk-i-beson’,-ymeri:-kurti-eshte-njeriu-me-i-gabuar-per-kryeminister

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, duke e quajtur atë “njeriun më të gabuar” për kryeministër të ardhshëm në situatën aktuale.

Ymeri ka theksuar se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë që Kurti të bëhet kryeministër në të ardhmen, aktualisht ai konsiderohet si më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë.

“Kurti është njeriu më i gabuar për fazën, sepse është njeriu që konsiderohet më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. Ne e pamë që zyrtarët amerikanë, prej presidentit e poshtë, nuk e qajnë kokën për çfarë po mendon dhe si po ndihesh, ose a është i drejtë një vendim i tyre”, ka thënë Ymeri.

Ai ka përmendur edhe rastin e presidentit ukrainas Zelensky, i cili, sipas Ymerit, u detyrua të pranojë gabimet e tij pas takimeve me presidentin Donald Trump.

Ymeri ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes në këtë periudhë, duke theksuar se “në këtë situatë është e rëndësishme cili është njeriu që prin”.

“Në këtë situatë është e rëndësishme cili është njeriu që prin, sepse e kemi parë që presidenti Trump flet me individin. Kaq e thjeshtë, a është politike dhe e drejtë kjo absolutisht jo”, ka deklaruar Ymeri./Dukagjini/