RMV, indeksi i shpenzimeve të jetesës vitin e kaluar është rritur me 3.5 përqind krahasuar me vitin 2023
Vitin e kaluar, indeksi i harxhimeve të jetesës është rritur për 3,5 përqind krahasuar me vitin 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), transmeton Portalb.mk. Nga aty theksojnë se lëvizja e indeksit të harxhimeve të jetesës në vitin 2024 ka qenë e ndryshme për grupet individuale të konsumit, por se rritje është vërejtur në […]
Vitin e kaluar, indeksi i harxhimeve të jetesës është rritur për 3,5 përqind krahasuar me vitin 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), transmeton Portalb.mk.
Nga aty theksojnë se lëvizja e indeksit të harxhimeve të jetesës në vitin 2024 ka qenë e ndryshme për grupet individuale të konsumit, por se rritje është vërejtur në të gjitha grupet, përkatësisht:
Restorante dhe hotele me 9,9 përqind, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë me 7,6 përqind, shëndetësi me 5,3 përqind, mallra dhe shërbime të ndryshme me 5,1 përqind, rekreacion dhe kulturë me 4,9 përqind, mobilie, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje me 3,8 përqind, veshje dhe këpucët me 3.1 përqind, komunikimet, ushqimet dhe pijet joalkoolike me 2.9 përqind, transporti, strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera me 1.4 përqind dhe arsimi me 0.2 përqind”.
Indeksi i çmimeve me pakicë, nga ana tjetër, shënon një rritje prej 3.8 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Edhe atje, si me harxhimet e jetesës, u regjistrua një rritje në indekset në të gjitha grupet:
Produktet bujqësore me 7,1 përqind, shërbimet me 5 përqind, pijet me 4 përqind, produktet industriale-ushqimore me 3,5 përqind, produktet industriale-joushqimore dhe duhani me 2,1 përqind.
Në raport, ESHS krahason rritjen e indekseve të kostos së jetesës dhe çmimeve të shitjes me pakicë në dhjetor 2024 me të njëjtin muaj të një viti më parë.
“Indeksi i kostos së jetesës në dhjetor 2024, krahasuar me dhjetorin 2023, shënoi rritje prej 4,4 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4,3 përqind”, thekson ESHS.