“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane

Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Komandant Alban Dervishi, i lindur në Tiranë, do të marrë drejtimin e USS Pearl Harbor në qershor të vitit 2025. Lidhur me këtë ka reaguar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili e ka shpërndarë

Mars 29, 2025 - 03:00
 0  5
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
“krenari”,-ramush-haradinaj-reagon-pasi-shqiptari-nga-tirana-merr-komanden-e-nje-luftanijeje-amerikane

“krenari”,-ramush-haradinaj-reagon-pasi-shqiptari-nga-tirana-merr-komanden-e-nje-luftanijeje-amerikane

Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Komandant Alban Dervishi, i lindur në Tiranë, do të marrë drejtimin e USS Pearl Harbor në qershor të vitit 2025.

Lidhur me këtë ka reaguar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili e ka shpërndarë lajmin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku Dervishi dëgjohet duke treguar historinë frymëzuese të tij, që ndoqi për ëndrrën amerikane.

“Krenari” ka shkruar Haradinaj, duke vendosur edhe flamujt e Shqipërisë, ShBA’së dhe Kosovës.

Theksojmë se Dervishi vjen nga një familje me traditë ushtarake dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara së bashku me prindërit e tij 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Karriera e tij në Marinën Amerikane është një shembull i suksesit dhe përkushtimit, duke e çuar atë në një nga pozitat më të rëndësishme në flotën detare të SHBA-së.

USS Pearl Harbor është një anije amfibe e Marinës së SHBA-së, e specializuar për operacione të transportit dhe zbarkimit të trupave dhe pajisjeve ushtarake. Me marrjen e komandës, Dervishi do të jetë përgjegjës për drejtimin e misioneve dhe operacioneve të saj.