Kreu i Bashkisë “Hora e Arbëreshëvet” prezanton para Këshillit simbolin e “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur” që e mori dhuratë në Zvicër
Kreu i Këshillit Bashkiak të Piana degli Albanesi, Rosario Petta, në një mbledhje të Këshillit ka raportuar për vizitën e tij të realizuar në Zvicër. Petta gjatë kësaj seance, ka prezantuar edhe dhuratën që ka marrë, simbolin e kësaj qendre, lulëkuqen me katër petale. Gjatë qëndrimit në Cyrih ai ishte i ftuar nga Qendra “Gjenocidi


Kreu i Këshillit Bashkiak të Piana degli Albanesi, Rosario Petta, në një mbledhje të Këshillit ka raportuar për vizitën e tij të realizuar në Zvicër.
Petta gjatë kësaj seance, ka prezantuar edhe dhuratën që ka marrë, simbolin e kësaj qendre, lulëkuqen me katër petale.
Gjatë qëndrimit në Cyrih ai ishte i ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur” për të marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ai është nderuar me mirënjohje e cila është dhënë me këtë motivacion “Për kontributin e madh dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar arbëreshët e Italisë, duke strehuar të mbijetuarit e gjenocidit që kreu Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe duke këmbëngulur që shteti italian të jepte kontributin e vet në kuadër të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, për t’i dhënë fund këtij gjenocidi.”
