Kryeministri Kurti takohet me Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko. ZKM njofton se së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen. Kryeministri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
ZKM njofton se së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen.
Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike.
“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit”, thuhet në njoftimin e ZKM.