Shala: Shtrenjtimi i rrymës është pjesë e lojës së Qeverisë “Kurti”

Ferat Shala, deputet i PDK-sw, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  propozimin për rritjen e  çmimit të energjisë elektrike, ai ka deklaruar se arsyeja e rritjes është  Qeveria e cila ka dështuar të hartojë politika të qarta për sektorin dhe nuk ka investuar në kapacitetet gjeneruese të brendshme. ‘’Arsyeja pse ka ardhur deri te

Prill 1, 2025 - 22:00
 0  4
Shala: Shtrenjtimi i rrymës është pjesë e lojës së Qeverisë “Kurti”
shala:-shtrenjtimi-i-rrymes-eshte-pjese-e-lojes-se-qeverise-“kurti”

shala:-shtrenjtimi-i-rrymes-eshte-pjese-e-lojes-se-qeverise-“kurti”

Ferat Shala, deputet i PDK-sw, në një prononcim për FrontOnline ka komentuar  propozimin për rritjen e  çmimit të energjisë elektrike, ai ka deklaruar se arsyeja e rritjes është  Qeveria e cila ka dështuar të hartojë politika të qarta për sektorin dhe nuk ka investuar në kapacitetet gjeneruese të brendshme.

‘’Arsyeja pse ka ardhur deri te kjo është mos hartimi i politikave të qarta në sektorin  e energjisë nga institucionet e shtetit në këtë rast qeveria, pra mungesa e një strategjie të mirëfilltë për të dalë nga situate energjetike në të cilën gjendemi ,politikat jo të qarta e mungesa e investimeve në kapacitetet gjeneruese të brendshme’’ shkaktoi rritjen , deklaroi Shala.

Shala tha  se në këtë rast, institucionet e tjera po shërbejnë si pjesë e një loje parciale, duke favorizuar interesat e kompanive tregtare. Ai  gjithashtu ka thënë se qeveria, megjithatë, ka qenë e vetëdijshme dhe e informuar mirë për situatën e cila është në dëm të vendit.

‘’Institucionet tjera janë krejt pjesë e lojës parciale apo sekondare duke u shërbyer kompanive tregtare ,qeveria ka qenë e vetëdijshme dhe është e informuar  mirë për këtë për të mos thënë është pjesë e lojës në këtë ndërmarrje të madhe në dëm të ekonomisë së vendit’’, përfundoi Shala.