Kryeministri Rama ndan pamjet e urës në Kukës dhe ironizon kritikët: Na shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila tashmë është vënë në funksion. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bashkangjitur me videon, ka ironizuar edhe kritikët. Kreu i qeverisë shkruan se kur të kalojnë mbi urë ta shajnë sa më shumë qeverinë, sepse sipas Ramës […]

Nëntor 4, 2024 - 22:01
 0  8
Kryeministri Rama ndan pamjet e urës në Kukës dhe ironizon kritikët: Na shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila tashmë është vënë në funksion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bashkangjitur me videon, ka ironizuar edhe kritikët.

Kreu i qeverisë shkruan se kur të kalojnë mbi urë ta shajnë sa më shumë qeverinë, sepse sipas Ramës  plas syri i keq.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë KrenarPërShqipërinë”, shkruan Rama.