“Vorioepiri, i vdekur”/ Deklaratat e Ramës në Selanik, reagon Athina zyrtare: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga Greqia

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një takim me emigrantët shqiptar në Selanik. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se “Vorio-Epiri është term i vdekur”, deklaratë kjo që ka shkaktuar reagime nga Athina Zyrtare. Zyrtarët në Athinë kanë përsëritur kërkesën ndaj Shqipërisë për të respektuar të drejtat e minoritetit grek, si kusht […]

Nëntor 4, 2024 - 22:01
 0  9
“Vorioepiri, i vdekur”/ Deklaratat e Ramës në Selanik, reagon Athina zyrtare: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga Greqia

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme një takim me emigrantët shqiptar në Selanik.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se “Vorio-Epiri është term i vdekur”, deklaratë kjo që ka shkaktuar reagime nga Athina Zyrtare.

Zyrtarët në Athinë kanë përsëritur kërkesën ndaj Shqipërisë për të respektuar të drejtat e minoritetit grek, si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i qeverisë greke “kërcënoi” se mos respektimi i te drejtave te pakicave, do ketë pasoja, pa harruar të shtojë se rruga e Shqipërisë për në Europë, kalon nga Athina zyrtare.

 “Vorio Epiri mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por mendoj se është e qartë se  një minoritet etnik grek jeton në Shqipëri, dhe se respektimi i të drejtave të tij është kusht i anëtarësimit të Shqipërisë.  Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga Greqia dhe ka një parakusht: respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek.”

Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon”.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respektimi i plotë nga ana e Shqipërisë, i të drejtave të minoritetit etnik grek”, thuhet në deklaratën zyrtare.