Deputetët e PD informojnë Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi: Shqipëria duhet të rikthehet në shinat e shtetit ligjor

Deputetët e PD në Parlamentin Europian informojnë Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi: Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor Demokratët, të cilët sot protestuan në Parlamentin Europian kanë informuar edhe Komisionerin e Zgjerimit Olivér Várhelyi për kauzat e opozitës dhe për situatën politike në vendin tonë. Bardhi nëpërmjet një postimi në […]

tetor 23, 2024 - 20:00
 0  6
Deputetët e PD informojnë Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi: Shqipëria duhet të rikthehet në shinat e shtetit ligjor

Deputetët e PD në Parlamentin Europian informojnë Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi: Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor

Demokratët, të cilët sot protestuan në Parlamentin Europian kanë informuar edhe Komisionerin e Zgjerimit Olivér Várhelyi për kauzat e opozitës dhe për situatën politike në vendin tonë.

Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se kanë patur një takim të shkurtër me Várhelyi ku i ka folur për keqqeverisjen që po bën Rama në Shqipëri.

Postimi i Bardhit

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.