Kryeparlamentari Gashi në Mbretërinë e Bashkuar, pritet nga homologu i tij Sir Lindsay Hoyle

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai sot është takuar me homologun e tij Sir Lindsay Hoyle, ndërsa ky i fundit ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për rrugën evropiane të vendit tonë. Njoftimi i Gashit: Kisha nderin të zhvilloj një takim me Sir […]

shkurt 26, 2025 - 15:00
 0  5
Kryeparlamentari Gashi në Mbretërinë e Bashkuar, pritet nga homologu i tij Sir Lindsay Hoyle

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai sot është takuar me homologun e tij Sir Lindsay Hoyle, ndërsa ky i fundit ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për rrugën evropiane të vendit tonë.

Njoftimi i Gashit:

Kisha nderin të zhvilloj një takim me Sir Lindsay Hoyle, kryetar i Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, në Londër. Gjatë këtij takimi, konfirmuam raportet e shkëlqyera bilaterale mes vendeve tona dhe theksuam mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset e integrimit tonë në NATO dhe BE. Gjithashtu, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

Duke qenë se kjo është vizita e parë zyrtare e një delegacioni nga Maqedonia e Veriut në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, e faleminderova për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, që hapi kapitull të ri në avancimin e marrëdhënieve në fushat e politikës, ekonomisë, sigurisë dhe diplomacisë parlamentare.