Filipçe: Votimi “pro” dy rezolutave për Ukrainën do të ishte më i mençur për Maqedoninë

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka shprehur mendimin se Maqedonia ka dërguar një mesazh të pasigurt lidhur me politikën e saj të jashtme pas votimit të rezolutës së OKB-së për luftën në Ukrainë. Filipçe thekson se vendi ka thelluar konfuzionin kur ka pranuar të jetë bashkësponsor i rezolutës amerikane, përpara se të votojë “abstenim”. Ai […]

shkurt 26, 2025 - 15:00
 0  5
Filipçe: Votimi “pro” dy rezolutave për Ukrainën do të ishte më i mençur për Maqedoninë

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka shprehur mendimin se Maqedonia ka dërguar një mesazh të pasigurt lidhur me politikën e saj të jashtme pas votimit të rezolutës së OKB-së për luftën në Ukrainë. Filipçe thekson se vendi ka thelluar konfuzionin kur ka pranuar të jetë bashkësponsor i rezolutës amerikane, përpara se të votojë “abstenim”.

Ai nënvizon se është hera e parë që një qeveri, e cila bashkësponsoron një rezolutë, nuk e voton atë. Sipas tij, një qëndrim më i qëndrueshëm do të ishte votimi “për” të dyja rezolutat, që do të ofronte një mesazh të qartë për stabilitetin dhe përkushtimin e Maqedonisë ndaj përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Përderisa jemi plotësisht në linjë me Bashkimin Europian, pse po votojmë kundër të gjitha vendeve të tjera evropiane? Votimi për të dyja rezolutat do të kishte qenë një qëndrim i fortë dhe i pa dyshim për përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë,” tha Filipçe gjatë një konferencë për shtyp në selinë e LSDM-së.