Kryepeshkopi i Shqipërisë me urgjencë në spitalin e Athinës, në gjendje kritike për jetën

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është shtruar në spitalin “Evangelismos” në Greqi. Ai u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes drejt Athinës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas asaj që raporton “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar

Jan 6, 2025 - 03:00
 0  5
Kryepeshkopi i Shqipërisë me urgjencë në spitalin e Athinës, në gjendje kritike për jetën
kryepeshkopi-i-shqiperise-me-urgjence-ne-spitalin-e-athines,-ne-gjendje-kritike-per-jeten

kryepeshkopi-i-shqiperise-me-urgjence-ne-spitalin-e-athines,-ne-gjendje-kritike-per-jeten

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është shtruar në spitalin “Evangelismos” në Greqi. Ai u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes drejt Athinës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas asaj që raporton “Protothema”, shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në Evangelismos, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të një viroze. Ai u shtrua fillimisht në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.