Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryente uljen në pistën e aeroportit u rrëzua, ku humbën jetën mbi 120 persona. Avioni i operuar nga linja ekonomike Jeju Air, ishte duke u ulur në aeroport kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët lokalë. Pamjet e aksidentit tregojnë një avion […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryente uljen në pistën e aeroportit u rrëzua, ku humbën jetën mbi 120 persona.
Avioni i operuar nga linja ekonomike Jeju Air, ishte duke u ulur në aeroport kur ndodhi përplasja, thanë zyrtarët lokalë.
Pamjet e aksidentit tregojnë një avion duke përshpejtuar në pistë derisa kapërcen atë dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë.
Raprtohet përplasja me një shpend se bërë që mjetet e uljes së avionit të mos funksionojnë, duke e detyruar atë të rrëzohet.
Në avion ndodheshin 181 pasagjerë, teksa vetëm dy prej tyre kanë shpëtuar dhe të tjerë ende nuk janë identifikuar.
Momenti kur avioni godet murin…