Kryetari i Bujanocit zbulon kërkesat në takimin me Vuçiqin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciv, të cilin e cilësoi si një “bisedë të hapur” mbi çështje të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj. Sipas tij, gjatë këtij takimi janë adresuar një sërë kërkesash konkrete që lidhen me

Prill 21, 2026 - 13:00
Kryetari i Bujanocit zbulon kërkesat në takimin me Vuçiqin
kryetari-i-bujanocit-zbulon-kerkesat-ne-takimin-me-vuciqin

kryetari-i-bujanocit-zbulon-kerkesat-ne-takimin-me-vuciqin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciv, të cilin e cilësoi si një “bisedë të hapur” mbi çështje të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, gjatë këtij takimi janë adresuar një sërë kërkesash konkrete që lidhen me zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Bujanoc, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se ndër kërkesat kryesore kanë qenë rritja e mjeteve nga transferi qendror, rinovimi urgjent i dy shkollave shqipe, si dhe sigurimi i një mbështetjeje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm.

Në përmbyllje të takimit, ai theksoi se të dy palët janë pajtuar që çështjet e diskutuara të kenë afate konkrete për zbatim në praktikë dhe që të angazhohen resurset e të gjitha niveleve të pushtetit për realizimin e tyre. Po ashtu, është rënë dakord që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen e ministrave nga kabineti qeveritar, si dhe pa përjashtuar praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

https://www.facebook.com/arber.pajaziti.3/posts/1494048922449598?ref=embed_post