Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u takua me drejtorin e Misionit të vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet, Mateo Mekaçi
Shkup, 16 shtator – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski ka realizuar takim pune me Shefin e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut ODIHR, Mateo Mekaçi, në të… The post Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u takua me drejtorin e Misionit të vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet, Mateo Mekaçi first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski ka realizuar takim pune me Shefin e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut ODIHR, Mateo Mekaçi, në të cilin, siç informojnë, është biseduar për aktivitetet në vijim dhe të planifikuara të Misionit të OSBE/ODIHR, lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Shefi i Misionit të vëzhgimit, Mekaçi, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur interesim të veçantë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, K.nr.186/2024 i cili shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor.
“Është konstatuar kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për shkëmbim të mëtejshëm të informatave dhe përvojave në drejtim të përforcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë në vend”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.
The post Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u takua me drejtorin e Misionit të vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet, Mateo Mekaçi first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
