Kryetari Visar Ganiu promovoi Portën Lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër
Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit. “???? Ky konstruksion modern, i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes […]

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit.
“ Ky konstruksion modern, i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes dy hapësirave tregtare më të rëndësishme të qytetit. Përveç mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike, ky investim pasuron karakterin urban të Çarshisë dhe ruan frymën e një pazari të gjallë e dinamik.
Kryetari Ganiu theksoi rëndësinë e këtij projekti si një simbol i ndërthurjes mes traditës dhe modernitetit, duke përmirësuar infrastrukturën dhe përvojën e qytetarëve dhe vizitorëve.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për zhvillimin urban dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke ndërtuar një qytet më të bukur dhe më funksional për të gjithë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim, të Komunës së Çairi.