KSHZ-ja me dy anëtarë të rinj, ndërsa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe deputetja Dimitrovska

Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë votuar disa ligje ndryshime. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga VMNRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë, raporton […]

Nëntor 13, 2024 - 00:00
 0  5
KSHZ-ja me dy anëtarë të rinj, ndërsa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe deputetja Dimitrovska
Vendvotimi numër 2101, Komuna Zhelinës. Foto nga Portalb.mk

Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë votuar disa ligje ndryshime. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga VMNRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë, raporton MIA.

Anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë zgjedhur Angellço Ristov, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva dhe Svetllana Karapetrova, ekonomiste e diplomuar dhe magjiste e Ekonomisë – financave, kontabilitetit dhe revizionit nga Tetova.

Këta dy anëtarë të rinj të KSHZ-së u zgjodhën pasi që Boban Stojanovski i deritanishëm nga VMRO-DPMNE është bërë zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska nga LSDM-ja është pensionuar.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të RMV-së më 2 tetor vendosën që Boris Kondarko, si propozim i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), të jetë kryetar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Ai ishte kryetar i KSHZ-së në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Nënkryetar i KSHZ-së është zgjedhur Abdush Demiri, i cili është propozim i Lëvizjes Besa.