Kumanovë, këshilltarët e VLEN-it: Distancohemi nga deklaratat fëmijërore të Dimitrievskit në lidhje me UÇK- në
Këshilltarët komunal të koalicionit VLEN në Kumanovë janë distancuar nga deklaratat e kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili UÇK-në e ka quajtur organizatë terroriste. Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë. Të nderuar qytetar! Ne këshilltarët e VLEN it distancohemi nga deklaratat fëmijërore të kryetarit të Komunës së Kumanovës në lidhje […]
Këshilltarët komunal të koalicionit VLEN në Kumanovë janë distancuar nga deklaratat e kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili UÇK-në e ka quajtur organizatë terroriste.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë.
Të nderuar qytetar!
Ne këshilltarët e VLEN it distancohemi nga deklaratat fëmijërore të kryetarit të Komunës së Kumanovës në lidhje me UÇK- në.
Dhe e njoftojmë opinionin se ne në koalicion nuk jemi për hatër të Maksim Dimitrievskit po jemi për ti realizuar projektet që janë në interes të votuesve tanë e që sot mund ti sheh çdo qytetar.
Për ne periudha e UÇK së dhe lufta e saj e drejtë është periudha më e lavdishme e historisë sonë në njëqindvjetorin e fundit. Për gjithë ne, UÇK është indi ynë.
Njerëzit që shkruajnë histori ndryshe kësaj dhe ata që i përkrahin nuk ia dojnë të mirën këtij vendi.
Historia i takon se kaluares e angazhimi ynë politik është arritja e barazisë së plotë e shqiptarëve në të gjitha segmentet e shtetformimit, fryt dhe synim edhe i luftës së UÇK-së.