Kurti bëri homazhe me rastin e 27-vjetorit të mas*akrës së Qirezit dhe Likoshanit

Me rastin e 27-vjetorit të masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bënë homazhe në nderim të 24 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998. Pas homazheve dhe vendosjes së luleve të freskëta te lapidari në kompleksin e varrezave “Dëshmorët

shkurt 28, 2025 - 20:00
 0  4
Kurti bëri homazhe me rastin e 27-vjetorit të mas*akrës së Qirezit dhe Likoshanit
kurti-beri-homazhe-me-rastin-e-27-vjetorit-te-mas*akres-se-qirezit-dhe-likoshanit

kurti-beri-homazhe-me-rastin-e-27-vjetorit-te-mas*akres-se-qirezit-dhe-likoshanit

Me rastin e 27-vjetorit të masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bënë homazhe në nderim të 24 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998.

Pas homazheve dhe vendosjes së luleve të freskëta te lapidari në kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Çiçavicës”, kryeministri vizitoi shtëpinë-muze të familjes Ahmeti. Aty më 28 shkurt të vitit 1998, forcat e armatosura serbe masakruan 10 anëtarë të familjes Ahmeti, si dhe mikun e shtëpisë. Kjo familje u bë cak pasi kishte strehuar ushtarin e UÇK-së, Rexhep Rexhepi, i cili ra dëshmor atë ditë.

Në këto homazhe, kryeministri Kurti dhe ministri Maqedonci, shoqëroheshin edhe nga zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani, deputetët e Kuvendit, Enver Dugolli, Shqipe Selimi, Gani Krasniqi, Salih Zyba dhe familjarë të të vrarëve në masakrën e Qirezit dhe Likoshanit.